Serie A luhet vetëm në Romë?

Serie A luhet vetëm në Romë?

Sport April 07, 2020 - 21:15
Lajmet e fundit nga sporti

Një plan mjaft ekstrem është duke qarkulluar, derisa të gjitha ndeshjet e mbetura në Serie A mund të zhvillohen në Romë, vend që është prekur më pak nga koronavirusi, transmeton zeri.info

Aktivitetet sportive janë pezulluar momentalisht në Itali për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Tashmë janë përmendur disa data të mundshme për rifillimin e ligës, si më 20 maj, 28 maj apo edhe në qershor.

“La Rebubblica” shkruan se ekziston një ide që të gjitha 20 skuadrat të vendosen në Serie A dhe të gjitha ndeshjet të luhen aty./Zëri