Presidenti i UFC-së: Meçet do të vazhdojnë në një ishull privat

Presidenti i UFC-së: Meçet do të vazhdojnë në një ishull privat

Sport April 07, 2020 - 20:24
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i UFC-së, Dana White ka thënë se është shumë afër që të siguroj një ishull privat për të zhvilluar meçet gjatë krizës së koronavirusit, transmeton zeri.info

White thotë se meçi UFC 249 mes Tony FerGusonit dhe Justin Gaethjet do të zhvillohet më 18 prill.

Ferguson ishte paraparë të luftonte përballë Khabib Nurmagomedovit, por pasi që ai është në karantinë në Rusi, White ka konfirmuar që Gaethje do ta zëvendësojë rusin.

“Më 18 prill, UFC do të kthehet dhe do të vazhdojë”, ka thënë ai./Zëri