Boksieri britanik: Koronavirusi është bërë nga dora e njeriut, për ta ulur numrin e popullsisë

Boksieri britanik: Koronavirusi është bërë nga dora e njeriut, për ta ulur numrin e popullsisë

Sport April 06, 2020 - 23:40

Amir Khan mendon se pandemia COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus, nuk është aspak rastësi.

Ai ka insistuar se kjo pandemi është krijuar nga dora e njeriut, për ta ulur numrin e popullsisë në botë, shkruan Zëri.info.

Boksieri britanik ka shkruar një teori konsipirative në rrjetet sociale, duke thënë se COVID-19 nuk është rastësi.

“Nuk mendoj se virusi erdhi nga Kina. Është gënjeshtër, vërtet”, tha Khan gjatë një bisede drejtpërdrejt në 'Instagram'.

“Njerëzit po thonë se ata kishin ngrënë lakuriqë dhe gjarpërinj dhe se helmi ishte përzier kështu. Broçkulla, apo jo? koronavirusi kështu, koronavirusi ashtu. A po lodheni edhe ju nga e gjithë kjo, siç po lodhem unë?” shtoi ai.

Tutje, ai ka theksuar se kjo sëmundje ngjitëse është duke u përdorur si shpërqëndrim nga implementimi kontravers i kullave 5G./Zëri.info