Për shkak të tiranit Slobodan Milosevic dhe krimeve të Serbisë, trajneri serb ndryshoi emrin dhe shtetësinë

Për shkak të tiranit Slobodan Milosevic dhe krimeve të Serbisë, trajneri serb ndryshoi emrin dhe shtetësinë

Sport April 06, 2020 - 18:37

Nestor El Maestro ka lindur në vitin 1983 në Beograd.

Babai e tij e nxiti atë për dashurinë ndaj futbollit që në moshë të re, duke e dërguar t'i shikojë ndeshjet e Crvena Zvezdës, shkruan Zëri.info.

Sidoqoftë, më vonë ai u shpërngul në Angli, dhe si 16-vjeçar vendosi ta ndryshojë emrin e tij pasi kishte turp për origjinën e tij.

"Pas disa vitesh në Angli, ndihesha si britanik dhe u turpërova që isha nga Serbia, e cila aso kohe njihej si agrsore për shkak të tiranit Slobodon Milosovic. Mbiemrin me të e kisha të njejtë, andaj e ndryshova", tha Nestor në 'Guardian'.

Image

Ai së pari e ndryshoi emrin në John Smith, por më pas në Nestor dhe shtoi edhe nofkën 'El Maestro'.

Nestor ka punuar te klubet gjermane si Hannover dhe Hamburger, teksa në Schalke ishte ndihmës-trajneri më i ri.

Tani, ai drejton skuadrën austriake, Sturm Graz./Zëri.info