'Bomba' e mbrëmjes nga Agim Ademi: Dy futbollistë i bashkohen Kosovës, njëri nga Ferizaj, tjetri nga Mitrovica

'Bomba' e mbrëmjes nga Agim Ademi: Dy futbollistë i bashkohen Kosovës, njëri nga Ferizaj, tjetri nga Mitrovica

Sport April 05, 2020 - 22:34

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rrëfyer për zhvillimit e fundit në vend pas pandemisë COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus.

Për shkak të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, futbolli kosovar është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë edicioni aktual, raporton Zëri.info.

Para ndeshjeve të radhës, presidenti Ademi ka folur edhe për ardhjet e reja te Përfaqësuesja e Kosovës.

Ai ka thënë në mes të tjerash se pret dy ardhje.

"Presim dy ardhje para ndeshjeve të radhës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Do të vijnë dy lojtarë, njëri nga Ferizaj dhe tjetri nga Mitrovica", tha Ademi në Klan Kosova./Zëri.info

Image