Milot Rashica ia bënë me sy Jurgen Kloppit: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Milot Rashica ia bënë me sy Jurgen Kloppit: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Sport April 04, 2020 - 16:18
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Kosovës, Milot Rashica padyshim që ka bërë hapa të mëdha në karrierën e tij, teksa nga fillimet te Vushtrria, tani luan për ekipin e madh gjerman të Werder Bremenit.

Me skuadrën nga Bundesliga, sulmuesi ka treguar paraqitje të shkëlqyera, ku është një nga lojtarët më të mirë te ekipit. Për këtë arsye, Rashica ia ka dakë të tërheqë vëmendjen e ekipeve të mëdha, teksa Liverpuli e ndjek atë prej kohësh dhe thuhet se do të tentojë ta afrojë atë në verë.

Një mesazh tekniku i ekipit anglez, Jurgen Klopp e ka marrë nga vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se dëshiron që në të ardhmen të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Unë ende nuk kam menduar për të ardhmen time, sepse situata në të cilën ndodhemi nuk na i lejon këtë. Unë e kam marrë shumë seriozisht situatën aktuale, në luftën për mbijetesë të Werder Bremenit dhe dua të bëj gjithçka çfarë është e mundur për t’ia dalë. Megjithatë unë një ditë do të doja të luaja me lojtarët më të mirë në botë dhe të luaj në Ligën e Kampionëve. Unë jam duke punuar shumë për këtë dhe e di se mund t’ia dal.”, u shpreh Rashica.