Presidenti i federatës i drejtohet komunitetit sportiv

Presidenti i federatës i drejtohet komunitetit sportiv

Sport April 04, 2020 - 14:10
Lajmet e fundit nga sporti

Koronavirusi vazhdon të paralizojë botën duke mos dhënë shenja se kur mund të kalohet kjo pandemi. Sporti tashmë është mbetur në plan të dytë.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini përmes një letre drejtuar kominutetit të hendbollit ka kërkuar nga ta respektimin maksimal të rregullave të vendosura nga institucionet e shëndetësisë, shkruan Zëri.info

“Të dashur miq të hendbollit
Në këto momente të vështira shoqërore, pas pandemisë së koronavirusit që po përhapet edhe mëtutje në gjithë globin, në emër të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, të gjithë juve të angazhuar në hendbollin kosovar, ju dëshiroj shëndet dhe lumturi së bashku me familjet e juaja.
Në vijim të këtyre ditëve të vështira, kërkojmë dhe sugjerojmë të keni kujdesin maksimal ndaj shëndetit dhe sigurisë. Shëndeti juaj është shumë i çmueshëm, ndaj përpiquni që në mënyrën më të mirë t’i kontribuoni tejkalimit të kësaj gjendje.
FHK-ja do të jetë gjithnjë në suportin tuaj personal, të klubeve tuaja. Ne jemi duke analizuar të gjitha aspektet e gjendjes së imponuar dhe së bashku me institucionet tona do të bëjmë më të mirën që, pas tejkalimit të kësaj situate, të rikthehemi sa më shpejtë në palestrat tona dhe të ushtrojmë hendbollin tonë.
Ju falenderojmë për konsideratën tuaj”, ka shkruar presidenti I FHK-së, Eugen Saraqini. /Zëri.info

Image