KB Peja, klubi i vetëm me trofe në edicionin 2019/2020

KB Peja, klubi i vetëm me trofe në edicionin 2019/2020

Sport April 04, 2020 - 10:58
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Basketbollit të Kosovës, tashmë ka zyrtarizuar anulimin e edicionit 2019-2020 në të gjitha kategoritë, kjo për shkak të luftës kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Anulimi i këtij kampionati u bë me marrëveshje të klubeve ku edhe u vendos se titulli i kampionit mos t’i takojë asnjë skuadre, duke bërë që këtë edicion skuadra e vetme që mbetet me trofe të jetë Peja e cila javë më parë fitoi Kupën e Kosovës, shkruan Zëri.info.

Image

“Tashmë shumica prej juve e dini se garat e stinorit 2019/2020 janë anuluar nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Kjo ndodhi për shkak të pandemisë jo të zakontë COVID 19.

Ne duam të falënderojmë tifozët e Klubit Peja, të cilët i japën fuqi rikthimit tonë në Superligë dhe na motivuan çdo lojë që të sjellim fitoret në shtëpi.

Faleminderit lojtarëve që djersitën fanellat e tyre duke na nderuar dhe respektuar ngjyrat e qytetit tonë.

Faleminderit bordit drejtues dhe sponzorëve për angazhimin dhe supportin e vazhdueshëm, pa juve asgjë nuk do ishte e mundur.

Faleminderit qytetit të Pejës dhe të gjithë atyre që kontribuuan në suksesin e KB Pejës këtë stinor, jeni gjëja më e bukur.

Ne ju bëjmë thirrje dhe ju lusim që këto kohë të qëndroni në shtëpitë e juaja, të kujdeseni për veten dhe të dashurit tuaj, sepse jemi duke luftuar me diçka që nuk e shohim dhe nuk e dëgjojmë dhe mënyra e vetme për ta mposhtur është duke qëndruar të sigurt në shtëpitë tona”, ka shkruar KB Peja në faqen e saj zyrtare në Facebook. /Zëri.info