UEFA do të ndajë fond solidariteti për klubet pas krizës së shkaktur nga pandemia

UEFA do të ndajë fond solidariteti për klubet pas krizës së shkaktur nga pandemia

Sport April 04, 2020 - 09:32
Lajmet e fundit nga sporti

“Të gjitha ligat në Evropë duhet të mbyllen në fund të korrikut ose maksimumi në fillim të gushtit. Do të ketë një fond solidariteti për klubet pas kësaj që ndodhi me koronavitusin”. Kështu është shprehur për mediat italiane presidenti i FSHF-së, Armand Duka, I cili njëherësh është edhe anëtar I UEFA-s.

Në cilësinë anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ai foli për mikrofonin e Radio “Punto Nuovo” në Itali pas mbledhjes më të fundit që UEFA bëri me 55 anëtarët e saj. “Të enjten patëm një bisedë me të gjitha Federatat dhe sekretarët e përgjithshëm të tyre. Nga Komiteti Ekzekutiv u vendos të anulohen miqësoret e ekipeve kombëtare të programuara në qershor, duke u shtyrë për në shtator dhe tetor. Për më tepër, u vendos që kampionatet në të gjithë Evropën të mbaronin në fund të korrikut ose maksimumi në fillim të gushtit. Nëse do të ishte e pamundur deri atëherë, të gjitha federatat janë të lira të vendosin se çfarë do të bëjnë me kampionatin e tyre. Një gjë është e sigurtë, që deri në fillim të gushtit të gjithë do të shkojnë në të njëjtin drejtim, me qëllimin për të përfunduar kampionatin dhe të përcaktohen verdiktet”, deklaroi fillimisht kreu i FSHF-së, njëkohësisht anëtari KE-së së qeverisë së futbollit evropian.

Image

Në emër të UEFA-s ai dha lajmin e mirë se do të ndihmohen të gjitha federatat pas emergjencës nga koronavirusi.

“Kjo është një luftë që të gjithë po e humbasin, jo vetëm futbolli, por çdo sektor. Ne sigurisht jemi duke menduar për një fond solidariteti për të ndihmuar Federatat, por është e pamundur të mbulojmë gropën e krijuar nga Covid-19. Ne nuk mund të jetojmë së bashku me virusin, futbolli është një sport kolektiv dhe me tifozë, kështu që në këto kushte është e pamundur të gjesh një mënyrë për të luajtur”, theksoi Duka.