Klubet e Superligës kërkon mjete nga FFK-ja, kjo është përgjigja e Agim Ademit

Klubet e Superligës kërkon mjete nga FFK-ja, kjo është përgjigja e Agim Ademit

Sport April 03, 2020 - 15:18
Situata në klubet në aspektin financiar duket e vështirë, kjo pasi në këtë kohë nuk ka asnjë aktivitet derisa edhe bizneset po përballën me më vështirësi financiare

Bota e futbollit po përjeton momente jo të mira në këtë kohë kur e gjithë vëmendja është kthyer në luftë kundër pandemisë COVID-19.

Situata në klubet në aspektin financiar duket e vështirë, kjo pasi në këtë kohë nuk ka asnjë aktivitet derisa edhe bizneset po përballën me më vështirësi financiare.

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë dhënë Zëri.info, ka folur në detaje për situatën momentale, derisa ka premtuar që institucioni që ai drejton do të bëjë çmos që t’u dalë në ndihmë klubeve dhe futbollistëve për ta kaluar sa më shpejtë këtë gjendje.Image

Disa klube të Superligës kanë deklaruara se FFK-ja duhet tu dalë në ndihmë në këtë situatë atyre, derisa ditë më parë MKRS ka ndarë një shumë të përgjithshme për sportin prej 5 milionë eurove dhe mbetet të shihet a do të mund t’i mbulojë gjitha kërkesat e skuadrave të futbollit në Kosovë.

“Ne fillimisht i kemi ndihmuar të gjitha klubet me një shumë nga mjetet për çështje emergjente në kohën kur ndodhi kjo pandemi e papritshme.

Ne kemi shkuar nëpër të gjitha regjionet tona, por edhe te klubet dhe ju kemi treguar që jemi të gatshëm për t’i ndihmuar, sidomos për futbollistët e huaj ku janë disa rregulla për të drejtat e njeriut dhe nuk e di nëse klubet tona i kanë lexuar këto rregulla, pasi nëse ndonjëri nga këta lojtarë preket nga virusi dhe nuk i ofrohet tretman i nevojshëm, atëherë sanksionet nga UEFA janë të mëdha dhe ne këtyre lojtarëve ju kemi ofruar mbështetjen e nevojshme por fatmirësisht deri tash nuk kemi asnjë të prekur.Image

Gjithsesi, ne duhet falënderuar ministrinë dhe qeverinë që ka ndarë një pjesë të mjeteve për sportin. Nuk e dimë saktë shumën që do të na takojë neve si federatë, por ne e mirëpresim dhe ne do të mundohemi edhe në mënyrën tonë, nëse kemi ndonjë fond tjetër nga UEFA e FIFA pasi jemi në kontakte me ta, për të parë mundësinë e ndihmesës”, ka thënë Ademi për Zëri.info.

Për më shumë ndiqeni intervistën komplete të Agim Ademit:

 
Intervistë me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi

Intervistë me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi

Posted by Zeri on Friday, April 3, 2020