Anulimi i kampionatit, Dukagjini e sheh padrejtësi nëse largohet në këtë kohë nga Superliga

Anulimi i kampionatit, Dukagjini e sheh padrejtësi nëse largohet në këtë kohë nga Superliga

Sport April 03, 2020 - 10:41
Lajmet e fundit nga sporti

UEFA gjatë kësaj jave ka mbajtur një mbledhje me 55 federatat evropiane, në të cilën është diskutuar rreth problemeve të fundit që janë shfaqur me pandeminë koronavirus.

Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua edhe për mundësinë e anulimit të kampionatëve, gjë të cilën UEFA nuk e sheh si opsion të mirë, duke dashur kështu t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë tjera që gara të vazhdojë, shkruan "Zëri.info".

Megjithatë dje ka qenë Belgjika që ka anuluar garën dhe zërat për ta anuluar kampionatin janë dëgjuar edhe në Kosovë, që do të thotë se tri skuadrat e para të dalin në Evropë, ndërsa 4 të fundit të bien nga Liga.

Ky version nuk është pëlqyer nga kampi i Dukagjinit, skuadër kjo që thotë se derisa ekzistojnë gjasat matematikore për shpëtim është padrejtësi të largohet nga Liga në atë mënyrë.

Image

“Assesi nuk e shohim normale që të as të bjerë nga Liga ndonjë skuadër në këtë mënyrë, por as të shpallet kampion, kur dihet se gjasat i kanë 4 skuadra për ta prekur titullin, pasi diferenca është e vogël”, ka thënë për "Zëri.info" futbollisti më përvojë i Dukagjinit, Mark Milicaj, sipas të cilit gjithçka duhet të jetë fusha ajo që përcakton.

“E kuptojmë situatën dhe shëndeti është mbi të gjitha, por po përsëris, nuk është korrekte të largohet ndonjë skuadër nga liga në këtë kohë kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u luajtur”, ka përfunduar mesfushori klinas, Mark Milicaj. /Zëri.info