Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Takimi vendimtar, fati i Premierligës vendoset sot

Takimi vendimtar, fati i Premierligës vendoset sot

Sport April 03, 2020 - 10:29

Momenti i së vërtetës për futbollin anglez po vjen. Sot (e premte) do të mësojmë se si Premierligë planifikon të zgjidhë shumë çështje të shkaktuara nga kriza e koronavirusit, teksa do të mbahet një takim përmes videokonferencës.

Pika kryesore e këtij takimit do të jetë gjetja e një zgjidhjeje se si do të mbarojë sezoni, që është pezulluar që një muaj shkaku i koronavirusit, i cili e ka bërë futbollin të duket i parëndësishëm.

UEFA të mërkurën ka mbajtur një takim, ku u ka kërkuar ligave përfundimin e sezonit, duke krijuar mundësinë që vazhdimi i sezonit të zgjatë deri në fund të gushtit.

Liverpooli është skuadra me ankthin më të madh pas kësaj situate, pasi janë larg titullit të kampionit vetëm dy fitore dhe kanë 30 vjet që e presin këtë moment.