Kaka: Momentet më të mira dhe më të këqija i kalova në këtë skuadër

Kaka: Momentet më të mira dhe më të këqija i kalova në këtë skuadër

Sport April 03, 2020 - 10:23

Ylli brazilian i futbollit, Leite Kaka, ka dhënë disa komente lidhur me karrierën e tij të pasur që e kishte si futbollist.

Kaka kaloi pa dyshim vitet më të mira me fanellën e Milanit, ku kurorëzohej me titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve, në Serie A, në Kupën e Botës për Klube e trofe të shumta të tjera.

Edhe në aspektin individual Kaka pati kulmin e karrierës me fanellën e ‘Rosonerit’. Braziliani ka thënë se ka kaluar momentet më të mira e më të këqija me Milanin. Por cilat janë këto momente? Më poshtë "Lajmi.net" jua përcjell disa fjalë të Kakan për karrierën e tij.

“Nuk kam momente të caktuara, por momentet më të mira në karrierë erdhën sa isha te Milani: Liga e Kampionëve në 2007-n, Kupa e Botës për Klube, Topi i Artë, Lojtari i Vitit nga FIFA”, ka thënë fillimisht Kaka.

Por ai ka folur edhe për momentin më të keq në karrierë, për të cilin nuk pati shumë dilema.

“Stambolli 2005. Nuk ka nevojë të them më shumë për këtë”, shtoi braziliani.

Kaka ishte shpallur lojtari më i mirë në botë sa ishte pjesë e skuadrës së Milanit.

Veprimi i tij më i gabuar mund të cilësohet kalimi te Real Madridi, ku pësoi rënie të madhe.