Lajm i keq për Dybalan, e fejuara prapë me koronavirus

Lajm i keq për Dybalan, e fejuara prapë me koronavirus

Sport April 03, 2020 - 09:04

Sipas revistës argjentinase "Caras", e fejuara e yllit të Juventusit, Paulo Dybala, ka bërë tamponin e tretë për COVID-19. Testi ka konfirmuar se këngëtarja e re nuk është shëruar akoma pas 11 ditësh në izolim.

Zonja Dybala ka rezultuar negative në testin e dytë, por i treti ka evidentuar praninë e virusit, me Sabatinin që nuk ka arritur akoma ta largojë. 

Sipas revistës, edhe Dybala vazhdon të ketë simptoma të lehta, por gjendja e sulmuesi argjentinas po përmirësohet.