Koronavirusi nuk e ndalon këtë klub kosovar që t’i paguajë futbollistët

Koronavirusi nuk e ndalon këtë klub kosovar që t’i paguajë futbollistët

Sport April 02, 2020 - 23:05
Lajmet e fundit nga sporti

KF Vjosa, që garon në Ligën e Tretë të futbollit të Kosovës, ka paguar të gjithë lojtarët dhe shtabin teknik, pavarësisht krizës së krijuar nga koronavirusi, transmeton zeri.info

Këtë gjë e ka bërë vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i KF Vjosës:

01.04.2020, bëhen pagesat e lojtarëve dhe të shtabit teknik të KF. Vjosës.

Edhe pse gjendja jo e mirë financiare e krijuar në vendin tonë nga pandemia covid 19, KF. Vjosa arrin t'i siguroj mjetet financiare për t'i kryer obligimet e veta karshi lojtarëve dhe shtabit teknik.

Duke i'u falënderuar Federatës së Futbollit të Kosovës dhe BA Palace sponsori i ynë gjeneral, u bë e mundur që të realizohen këto pagesa, edhe pse gadishmërinë e kishin disa nga donatorët e klubit për të marrë pjesë në particim, mirëpo kontributi i FFK-së dhe BA Palace, ishte i mjaftuar për realizimin e pagesës.

Shpresojmë që vullneti i mirë i donatorëve tanë, të mirëkuptohet dhe të vazhdon bashkëpunimi i ynë në muajt në vijim.

Duke i'u uruar shëndet për ju dhe familjet tuaja, shpresojmë që në të ardhmen e afërt, t'i kthehemi normalitetit jetësor dhe të dalim triumfues nga ky virus që ka kapluar tërë globin.

BASHKË ËSHTË E MUNDSHME...

#Rrinshpi, shpëto jetën tënde dhe të tjerëve.