Koha kur Nani ia shkatërroi Ronaldos njërin prej golave më të mirë në karrierë

Koha kur Nani ia shkatërroi Ronaldos njërin prej golave më të mirë në karrierë

Sport April 02, 2020 - 18:50
Lajmet e fundit nga sporti

Njëri prej momenteve më të zemëruara gjatë karrierës së Cristiano Ronaldos erdhi kur Nani ia shkatërroi një gol të jashtëzakonshëm, që u anulua në vitin 2010, transmeton zeri.info

Si kapiten i Portugalisë ndaj Spanjës, Ronaldo shënoi një gol të rrallë, i cili mund të kishte qenë ndoshta më i miri në karrierë.

Por, ky gol u anulua për shkak se topin në vijë të portës e preku Nani, i cili ishte në pozitë jashtë loje.

Nani i kishte kërkuar falje Ronaldos më pas.

“Unë e preka topin sepse mendova që nuk isha në pozitë jashtë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pasi pata kohë për t’u menduar për këtë, i kërkova falje Ronaldos. Ishte një lojë e jashtëzakonshme dhe unë nuk duhej ta kisha shkatërruar”, u shpreh Nani./Zëri