Gjatë pezullimit të sezonit për shkak të koronavirusit, Son Heung-min pritet ta kompletojë shërbimin ushtarak

Gjatë pezullimit të sezonit për shkak të koronavirusit, Son Heung-min pritet ta kompletojë shërbimin ushtarak

Sport April 02, 2020 - 18:35
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Tottenhamit, Son Heung-min pritet ta kompletojë shërbimin katër javor ushtarak në Korenë e Jugut gjatë pezullimit të edicionit për shkak të koronavirusit, transmeton zeri.info

Sulmuesi 27-vjeçar arriti t’i shpëtojë shërbimit të detyruar ushtarak prej 21 muajsh pasi arriti ta udhëheqë përfaqësuesen e tij drejt medaljes së artë në Lojërat Aziatike në vitin 2018.

Në ligjin e Koresë së Jugut parashihet që para moshës 28-vjeçare të kompletohet shërbimi ushtarak prej 21 muajsh, përveç ndonjë përjashtimi.

Triumfi i Sonit e justifikoi atë, por ai ende duhet të kompletojë një shërbim katër javor.

Me Premierligën angleze që është pezulluar, Son udhëtoi drejt vendlindjes së tij në javën e kaluar për ta kryer detyrimin e tij./Zëri