Infektuar: 4307
Shëruar: 2095
Vdekur: 94
Ish-futbollisti italian: Pagat e lojtarëve nuk janë një prioritet

Ish-futbollisti italian: Pagat e lojtarëve nuk janë një prioritet

Sport April 02, 2020 - 18:05
Lajmet e fundit nga sporti

Kryetari i Shoqatës së Futbollistëve në Itali, Damiano Tommasi insiston se ulja e pagave të lojtarëve nuk është një prioritet për momentin, transmeton zeri.info

Koronavirusi ka shkaktuar kaos të madh, derisa ka ndikuar shumë edhe në futboll, derisa shumë kompeticione janë pezulluar.

Serie A dhe Shoqata e Lojtarëve janë duke diskutuar për idenë e uljes së pagave gjatë kohës së koronavirusit.

Juventusi dhe Interi tashmë janë marrë vesh brenda klubeve për një gjë të tillë.

“Ulja e pagave nuk është një prioritet, por më shumë ajo se kur dhe si do të kthehemi në aksion”, u shpreh ish-futbollisti italian./Zëri