Boksierët e Kosovës bëjnë testin e fundit për koronavirus, ata duket se po lëshohen në shtëpi

Boksierët e Kosovës bëjnë testin e fundit për koronavirus, ata duket se po lëshohen në shtëpi

Sport April 02, 2020 - 13:04
Lajmet e fundit nga sporti

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, i cili së bashku me 4 boksierë dhe me dy trajnerë po qëndron tash e 16 ditë në karantinë në Qendrën e Konvikteve në Prishtinë, ka thënë se po shkojnë në shtëpi, shkruan "Zëri.info". “Testi i fundit sot dhe po shkojmë në shtëpi”, ka shkruar Demolli në “Facebook”, ku përcjell disa video në të cilat shihen zyrtarët e boksit duke i marrë mostrat para se ta marrin përgjigjen përfundimtare.

Ekspedita e boksit kosovar u vendos në karantinë pas rikthimit nga Londra, ku ishin pjesëmarrës në eliminatoret për lojërat olimpike “Tokio 2020”.

Image

Ishte biznesmeni Behgjet Pacolli i cili angazhoi aeroplanin privat të tij për t’i kthyer boksierët në shtëpi e të cilët fillimisht u vendosën në karantinë për t’u siguruar që nuk janë prekur nga koronavirusi. /Zëri.info

 

 

Posted by Latif Lato Demolli on Thursday, April 2, 2020
 

 

Posted by Latif Lato Demolli on Thursday, April 2, 2020