Zhegrova pyetet nëse është 'mendjemadh', kjo është përgjigjja e tij

Zhegrova pyetet nëse është 'mendjemadh', kjo është përgjigjja e tij

Sport April 02, 2020 - 12:50

Edon Zhegrova njihet për aktivitetin e tij të shpeshtë në rrjetet sociale.

Kohë pas kohe, ai publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tij, shkruan Zëri.info.

Shpeshëherë, ai kritikohet për veprimet e tij në publik.

Së fundmi, ai ka publikuar një pyetësor në profilin e tij në ‘Instagram’.

Image

Në mes të tjerash, ai është pyetur nëse nëse është mendjemadh, derisa përgjigjja e tij ishte:

“Aspak”.

Ndryshe, futbollisti i Kosovës momentalisht është i huazuar te Baseli nga Genk deri në verën e këtij viti.

Por, sipas mediave belge, në verë ai pritet të rikthehet në Belgjikë pasi Baseli nuk ka pranuar ta blejë atë në baza të përhershme./Zëri.info