Tmerron trajneri italian: Shikoj kamionë me të vdekur, nëse rikthehet futbolli unë tërheq ekipin

Tmerron trajneri italian: Shikoj kamionë me të vdekur, nëse rikthehet futbolli unë tërheq ekipin

Sport April 02, 2020 - 12:46

Futbolli është pezulluar pothuajse në të gjithë botën, për shkak të Koronavirusit, me vetëm pak shtete ku luhet ende. Të shumta janë dilemat se çfarë do të ndodhë me sezonin aktual, ku diskutimet janë të mëdha.

Më të mëdha janë në Serie A, ku disa klube kërkojnë që të mos luhet më për këtë sezon, ndërsa disa të tjera duan të rinisë. Për këtë ka reaguar ashpër, presidenti i Brescas, Masimo Selino, i cili është shprehur se nëse vendoset të rikthehet futbolli këtë sezon, do të detyrohet të tërheqë ekipin e tij. “Këtë sezon nuk ka më kuptim të luhet futboll. Ne u ndalëm, asnjë ekip nuk do të jetë si më parë, stadiumet do të jenë me dyer të mbyllura, plus rrezikohet edhe shëndeti i lojtarëve.

Image

Për mua, të kthehemi të luajmë futboll do të ishte një çmenduri. Nëse kjo ndodh atëherë do të më detyrojnë të tërheq ekipin tim dhe t’i humbim të gjitha ndeshjet në tavolinë. Te UEFA janë arrogantë dhe të papërgjegjshëm, ata mendojnë vetëm për interesat e tyre ekonomike dhe kupat. Nëse do të bënin diçka me fitimet që kanë dhe UEFA do dërgonte respiratorë në Bresha, do ishim shumë mirënjohës.

Unë flas për vendin tim. Këtu kemi kamionë me të vdekur, ne jemi qendra e epidemisë. Nëse nisim lojtarëve do iu duhet 1 muaj stërvitje në të kundërt ata të gjithë rrezikojnë të dëmtohen. Lotito më tha: ‘Ju nuk doni të rinisni për të shpëtuar nga rënia.’ Ai vë dorën në zjarr se është i bindur se e fiton titullin.”, u shpreh Celino.