Kështu i kërkoi falje basketbollisti me prejardhje serbe shqiptarit pas videos me thirrjet raciste ndaj Kosovës

Kështu i kërkoi falje basketbollisti me prejardhje serbe shqiptarit pas videos me thirrjet raciste ndaj Kosovës

Sport April 01, 2020 - 10:25

Basketbollisti i njohur i Dallas Maverick, Luka Doncic ka publikuar një video në 'Twitter' ku janë dëgjuar thirrje raciste ndaj Kosovës.

Megjithatë, duket se ylli i NBA-s e kishte bërë këtë pavetëdije, pasi që më pas e kishte fshirë videon dhe kërkoi falje, shkruan Zëri.info.

Një faqe e tifozëve të Doncic publikoi një video në rrjetet sociale ku shkruhej:

"Kur tifozët e basketbollit të ShBA-ve vizitojnë një ndeshje basketbolle evropiane".

Doncic e kishte shpërndarë këtë video në profilin e tij zyrtar në 'Twitter', duke shtuar edhe dy reagime duke qeshur.

Por, reagimet e shumta në këtë video për thirrjet raciste ndaj Kosovës, bën që ai ta fshijë këtë video.

"Kush nuk kërcen, është shqiptar" dhe "Vritni shqiptarët" ishin thirrjet që u dëgjuan në këtë video.

"Më vjen keq për videon që e postova. Nuk i pashë fjalët e këqija. Nuk do të shpërndaja kurrë diçka të atillë", kishte shkruar Doncic.

Pas gjithë kësaj situate, Doncic i kishte shkruar edhe Deni Hoxhës, për t'i kritikuar falje, pasi ai kishte reaguar për thirrjet raciste që dëgjoheshin në këtë video.

"E kam parë mesazhin tënd, më vjen keq. Nuk e kam dëgjuar çfarë thuhej në video. Nuk do të bëja kurrë një gjë të tillë. Kërkoj falje", i ka shkruar Doncic Deni Hoxhës.

Hoxha i ka publikuar mesazhet në proflin e tij në 'Twitter', ku shihet se Doncic i ka kërkuar falje.

Ndërkaq, përgjigjja e Hoxhës ishte: "Mos u shqetëso njeri, gjëra si kjo ndodhin dhe faleminderit që e keni fshirë"./Zëri.info