Paraqitjet e fundit të Granit Xhakës, ja çfarë mendon trajneri i Arsenalit

Paraqitjet e fundit të Granit Xhakës, ja çfarë mendon trajneri i Arsenalit

Sport April 01, 2020 - 09:56

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i kënaqur që Granit Xhaka ka arritur ta ruajë rolin e liderit në skuadër.

Pas një incidenti me tifozët në tetorin e kaluar, mesfushorit shqiptar iu hoq shiriti i kapitenit, shkruan Zëri.info.

Si pasojë e kësaj, ishte pritur që Xhaka të largohej nga klubi londinez në janar.

Megjithatë, Xhaka me ardhjen e Artetas riktheu formën dhe po luan titullar në formacionin bazë.

Siç raporton 'Football London', Xhaka ka arritur ta ruajë autoritetin e tij brenda Arsenalit.

Xhaka ka luajtur një rol kryesor në mesfushën e Arsenalit këtë edicion në ndeshjet e fundit.

Ndryshe, kapiten aktual i Arsenalit është Pierre-Emerick Aubameyanng, por në rast të largimit të këtij të fundit, gjërat mund të ndryshojnë./Zëri.info