Ish-presidenti i klubit të madh evropian që shkroi historinë, ndërron jetë nga koronavirusi

Ish-presidenti i klubit të madh evropian që shkroi historinë, ndërron jetë nga koronavirusi

Sport April 01, 2020 - 09:06

Ish-presidenti i Marseillet, Pape Diouf ka ndërruar jetë.

Klubi francez ka zbuluar se 68-vjeçar ka qenë së fundmi i infektuar me COVID-19, i njohur ndryshe si koronavirus, shkruan Zëri.info.

Diouf ka qenë duke u trajtuar në një spital në Senegal, në vendin e tij të lindjes, pas infektimit me këtë virus.

Në një njoftim në 'Twitter' nga Marseille thuhet:

Image

"Marseille ka mësuar me pikëllim për vdekjen e Pape Diouf. Pape do të qëndrojë gjithmonë në zemrat e tifozëve dhe njerëzve në Marseille. Ngushëllime familjes dhe të dashurve të tij".

Diouf ishte presidenti i parë me ngjyrë i një klubi elitar evropian kur ai e mori këtë post te Marseille në vitin 2005.

Më parë, ai ka qenë gazetar dhe agjent futbolli, ku klient të tij ishin Marcel Desailly, Basile Boli, William Gallas, Samir Nasri dhe Didier Drogba./Zëri.info