Kaçe kërkon prishjen e kontratës me klubin grek, zbulohen prapaskenat me mesfushorin kuqezi

Kaçe kërkon prishjen e kontratës me klubin grek, zbulohen prapaskenat me mesfushorin kuqezi

Sport March 31, 2020 - 23:00
Lajmet e fundit nga sporti

Ergys Kaçe kërkon zyrtarisht prishjen e kontratës me kampionët në fuqi të Greqisë, PAOK.

Mediat greke kanë raportuar gjatë ditës së sotme se mesfushori shqiptar që rinovoi kontratën me selanikasit vetëm në verën e vitit të kaluar, nuk dëshiron të jetë peng i PAOK-ut për vazhdimësinë e karrierës. Fakti që për momentin Kaçe nuk është në planet e trajnerit të PAOK-ut ka bindur lojtarin të kërkojë prishjen me konsensus të kontratës 3-vjeçare. Këtë sezon mesfushori ka qenë i huazuar te AEL Larisa në Superligën greke.

Sipas portalit grek “Sportdog”, ditët e fundit Kaçe po negocion me drejtuesit selanikas prishjen e kontratës dhe njëkohësisht po merr në konsideratë propozimet e ekipeve të tjera greke, ndërsa nuk bëhet fjalë për një qëndrim te Larisa.

Rikthimi i korçarit te Panathinaikos është një mundësi. Kujtojmë që lojtari nuk ftohet prej kohësh nga trajneri i Kombëtares Edi Reja.

Image