Boksieri shqiptar në karantinë, gruaja i vjen në ndihmë duke e “grushtuar”

Boksieri shqiptar në karantinë, gruaja i vjen në ndihmë duke e “grushtuar”

Sport March 31, 2020 - 21:04
Lajmet e fundit nga sporti

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku ka postuar një video në Facebook duke u stërvituar nga shtëpia e tij në Londër dhe këshillon qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë dhe kur të mbarojë situata do të shohin rezultatet.

Në videon e postuar, Marku shihet duke u stërvitur me partneren e tij, Eirini Konomi. Edhe pse merr disa grushta nga ajo, Floriani shfaqet duke qeshur, një gjë e rrallë kjo për një kampion si ai, sepse kur vjen puna në ring kundër kundërshtarëve të vërtetë , të gjithë e kanë parë vetë se si është.

“Dita e 10 e karantinës ketu ne Londer. Si po e kaloni kohen brenda ne shtepi ju ? Beni stervitje , tani me shum se kurre mund ta perdorni kohen e qendrimit ne shtepi ne favorin tuaj, duke bere stervitje, rezultatet do jenë super pasi te ketë mbaruar e gjitha kjo situatë. Unë personalisht kete periudhe po e perdor si faze pergatitore duke u stervit cdo dite disa here brenda dites me Eirini Konomi. Me vjen keq qe jam larg families time ket kohe te veshtire por cdo fluturim eshtë bllokuar. Zoti e bëftë mirë. Ju uroj shendet, behuni te forte , te gjithe bashke do ja dalim . Zoti ju rujtë!” shkruan Marku në Facebook.

 

Dita e 10 e karantines ketu ne Londer. Si po e kaloni kohen brenda ne shtepi ju ? Beni stervitje , tani me shum se kurre mund ta perdorni kohen e qendrimit ne shtepi ne favorin tuaj , duke bere stervitje , rezultatet do jen super pasi te ket mbaruar e gjith kjo situat . Une personalisht kete periudhe po e perdor si faze pergatitore duke u stervit cdo dite disa here brenda dites me @eirini_konomi ë Me vjen keq qe jam larg families time ket kohe te veshtire por cdo fluturim esht bllokuar Zoti e beft mir.Ju uroj shendet, behuni te forte , te gjithe bashke do ja dalim . Zoti ju rujtë

Posted by Florian Marku on Tuesday, March 31, 2020