Flet agjenti i Vedat Muriqit, tregon destinacionin e preferuar të sulmuesit

Flet agjenti i Vedat Muriqit, tregon destinacionin e preferuar të sulmuesit

Sport March 31, 2020 - 20:24
Lajmet e fundit nga sporti

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Fenerbahces, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kosovar ka realizuar 15 gola deri më tani me fanellën e klubit turk.

Kjo ka bërë që shumë klube të vihen pas shërbimeve të tij.

Ndërkohë, agjenti i Muriqit, Haluk Canatar ka thënë se destinacioni i preferuar i klientit të tij është Italia.

“Është e vërtetë që shumë klube e pëlqejnë. Nuk flas dot shumë në këto momente, prandaj më mirë të mos merremi me detajet. Është një futbollist që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve. Prioriteti i tij është të luajë në Itali, për shkak dhe të faktorit kulturor. Ai është kosovar, pra me origjinë shqiptare. Kemi parë gjatë këtyre ditëve të vështira lidhjen e fortë midis Shqipërisë dhe Italisë. Zgjedhja e tij e parë do të ishte Italia”, u shpreh Canatar./Zëri