Aksidentohet futbollisti i njohur

Aksidentohet futbollisti i njohur

Sport March 31, 2020 - 20:04
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Bayern Munichut, Jerome Boateng ka pësuar një aksident gjatë mëngjesit të sotëm, transmeton zeri.info

Ai u aksidentua në aksin rrugor A9 në Bavari të Gjermanisë.

31-vjeçari gjerman përplasi makinën e tij tip “Benz AMG” rreth 314 kilometra larg shtëpisë së tij.

Shkak mendohet se ka qenë përkeqësimi i kushteve atmosferike pasi gjatë kohës që po udhëtonte nisi të binte breshër.

Fatmirësisht, Boateng nuk ka pësuar asnjë dëm fizik, por dëm material dhe është i detyruar të paguajë 25,000 euro.

Sipas mediave gjermane, mësohet se ai ishte nisur për të takuar të birin./Zëri

Image