Caktohet data e fundit kur mund të rifillojë La Liga, ndeshjet luhen çdo tre ditë

Caktohet data e fundit kur mund të rifillojë La Liga, ndeshjet luhen çdo tre ditë

Sport March 31, 2020 - 18:50
Lajmet e fundit nga sporti

Spanja është njëra prej vendeve më të prekura nga koronavirusi në botë, transmeton zeri.info

Kjo ka bërë që edhe liga spanjolle e futbollit të pezullohet.

Krerët e La Ligës kanë vendosur një afat të fundit për rifillimin e kampionatit, nëse gjendja normalizohet deri atëherë.

Data e përzgjedhur nga presidenti i ligës spanjolle të futbollit si afat i fundit për të rinisur kampionati është 27 qershori, me ndeshjet që do të luhen çdo tri ditë.

Nëse nuk rifillohet kampionati deri në këtë datë, atëherë sezoni do të anulohet përfundimisht dhe nuk dihet nëse do të dorëzohet apo jo titulli kampion./Zëri