Klubi e largoi prej krizës financiare, Lenjani 'pranon' vendimin

Klubi e largoi prej krizës financiare, Lenjani 'pranon' vendimin

Sport March 31, 2020 - 18:22
Lajmet e fundit nga sporti

Mesfushori shqiptar, Ermir Lenjani ka mbetur pa skuadër, pasi Sioni vendosi të largojë 9 futbollistë të saj, pas krizës financiare të shkaktuar nga pezullimi i futbollit prej përhapjes së koronavirusit.

Në një status në "Facebook", 30 vjeçari deklaron se të pranosh faktin se çdo gjë, qoftë e mirë apo e keqe, ndodh për një arsye të bën të ndihesh në paqe.

“Sinqerisht, të pranuarit të faktit se gjithçka, qoftë e mirë apo e keqe, ndodh për një arsye e bën njeriun të jetë në paqe.

Në këtë mënyrë, nuk je i shqetësuar por vetëm i kënaqur, sepse e di që një ditë do e kuptosh arsyen përse diçka të ndodhi ty. Ndoshta jo sot, as nesër, por në fund e kupton. Mbi të gjitha, zoti është planifikuesi më i madh,” shkruan Lenjani.