Luli i 'Dardanëve' mezi pret ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, shpreson të luhet me tifozë

Luli i 'Dardanëve' mezi pret ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, shpreson të luhet me tifozë

Sport March 31, 2020 - 14:04

Lideri i "Dardanëve", Lulzim Berisha i njohur si 'Luli' mezi pret të zhvillohet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Maqedonia e Veriut është nikoqire e Kosovës në Shkup në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, rrugë e fundit për kualifikimin në 'Euro 2020', shkruan Zëri.info.

Ndeshja në fjalë ishte paraparë të zhvillohet më 26 mars, por për shkak të pandemisë COVID-19, ndeshja u shtye për në qershor të këtij viti.

Në një video-bisedë me gazetarin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibrahimi, i pari i "Dardanëve" shpreson që kjo ndeshje të luhet me tifozë.

Gjithashtu, ai shpreson që Kosova ta fitojë këtë ndeshje historike.

Mesazhi i plotë i 'Lulit' në videon e mëposhtme:/Zëri.info