Në luftën kundër koronavirusit, tifo-grupi kosovar mbështet Qendrën e Mjekësisë Familjare në Therandë

Në luftën kundër koronavirusit, tifo-grupi kosovar mbështet Qendrën e Mjekësisë Familjare në Therandë

Sport March 31, 2020 - 12:55

Në këtë periudhë pandemie me koronavirus, kur kanë filluar të shfaqen pasojat financiare në vendin tonë, tifo-grupet kosovare janë në qendër të vëmendjes për shkak të humanizmit të tyre.

"Xhebrailat", tifo-grupi nga Theranda janë të fundit që u kanë dalur në ndihmë atyre që kanë nevojë, shkruan Zëri.info.

'Portokallinjtë' kanë vendosur ta mbështesin Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Therandë në luftën kundër koronavirusit.

Njoftimi i plotë i tifo-grupit nga Theranda:

Sot për nder të ditës ndërkombëtare të Mjekut, ishim tek ta, për ti dhënë mbështetje dhe mesazh gjithë mjekëve që jan në vi të frontit në këto ditë pandemie.

Jemi si DJE, SOT, NESËR falenderues për atë që po bëni. JEMI ME JU, FORCA.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Suharekë”./Zëri.info

Image