'Ronaldinho nuk është mirë', rrëfehet futbollisti pasi vizitoi legjendën braziliane në burg

'Ronaldinho nuk është mirë', rrëfehet futbollisti pasi vizitoi legjendën braziliane në burg

Sport March 31, 2020 - 12:39

Ne e kemi dashur atë për shkak të magjisë së futbollit, por edhe për buzëqeshjen e famshme për të cilën është njohur më shumë.

Sidoqoftë, ajo buzëqeshje duket se është zhdukur, shkruan Zëri.info.

Po flasim për yllin brazilian, Ronaldinhon, i cili po kalon në vështirësi në një burg në Paraguai, gjithnjë sipas sulmuesit paraguaian, Nelson Cuevas.

Ai ka vizituar Ronaldinhon në burg, disa ditë pasi ai festoi ditëlindjen e tij të 40-të mbrapa grilave.

"Ronaldinho nuk është i lumtur. Atë e ka stolisur gjithnjë buzëqeshja, energjia e mirë, gjendja shpirtërore, por asnjëren prej tyre nuk i ka më", ka thënë Cuevas për 'CNN'.

Ronaldinho dhe vëllai i tij, Robert ndodhen në një seksion të posaçëm në burg për t'i ndarë nga të burgosurit tjerë.

'Dinho' është arrestuar në fillim të këtij muaji pasi tentoi të futej në Paraguai me dokumente të falsifikuara./Zëri.info