Shembull i mirë: Barcelona dhuron 30 mijë maska mbrojtëse për të moshuarit

Shembull i mirë: Barcelona dhuron 30 mijë maska mbrojtëse për të moshuarit

Sport March 29, 2020 - 23:54

Klubi i futbollit, Barcelona i ka dhuruar 30 mijë maska mbrojtëse qeverisë katalunase për ta luftuar koronavirusin.

Maskat që prodhohen në Kinë i janë dhuruar Barcelonës nga kompania kineze e sigurimeve 'Taiping', që e sponsorizon klubin katalunas, shkruan Zëri.info.

Barcelona ka bërë me dije se këto maska do t'i jepen të moshuarve.

Derisa, klubi ka konfirmuar se përmes fondacionit të Barcelonës do të ketë edhe ndihma tjera në vazhdim.

Pandemia COVID-19 ka infektuar mbi 70 mijë persona në Spanjë deri më tani, ku deri më tani janë regjistruar 5690 vdekje./Zëri.info