Tahir Batatina zbulon shpenzimet mujore dhe vjetore te klubi i Llapit

Tahir Batatina zbulon shpenzimet mujore dhe vjetore te klubi i Llapit

Sport March 29, 2020 - 23:02

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur që të ndajë pesë milionë euro si pako emergjente për shkak të vështirësive që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Kjo pako pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, derisa ende nuk dihet se si do të shpërndahen këto mjete, raporton Zëri.info.

Trajneri dhe donatori te klubi i Llapit, Tahir Batatina në këtë situatë të vështirë pandemie ka thënë se shpenzimet janë të larta teksa pret mbështetje.

Tutje, Batatina ka treguar shpenzimet mujore dhe vjetore te klubi llapjan.

"52 mijë euro kemi shpenzime mujore, derisa për një edicion kemi shpenzime rreth 880 mijë euro", ka thënë Batatina në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Të gjenden 50 mijë euro pa punuar bizneset tona në këtë situatë është e vështirë pasi nuk kemi ndonjë rezervë", tregon më tej ai.

"Por, nëse vazhdon kjo situatë, duhet ta gjejmë një gjuhë të përbashkët", shtoi Batatina./Zëri.info