Infektuar: 1052
Shëruar: 820
Vdekur: 30
Ejupi: Nuk është koha e luksit, do t'ia dalim së bashku

Ejupi: Nuk është koha e luksit, do t'ia dalim së bashku

Sport March 29, 2020 - 22:57

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur që të ndajë pesë milionë euro si pako emergjente për shkak të vështirësive që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Kjo pako pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, derisa ende nuk dihet se si do të shpërndahen këto mjete, raporton Zëri.info.

Sa i përket ndarjes apo formës së ndarjes së mjeteve nga MKRS-ja, Remzi Ejupi, president i FC Prishtinës thotë se 'të gjithë duhet të jenë të barabartë'.

"Nuk është koha e luksit dhe për të bërë dallime. Duhet të jemi të barabartë", u shpreh Ejupi në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Ne kemi ditur të organizohemi edhe në kohët më të vështira, si para dhe pas luftës. Jemi larg në anën financiare, por do t'ia dalim së bashku", tregon më tej Ejupi.

"I lutem Zotit që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Besoj që edhe MKRS-ja dhe FFK-ja do të na ndihmojnë", shtoi ai./Zëri.info

Image