Batatina kërkon mbështetje në këtë situatë të vështirë: Kemi shpenzime rreth një milion euro

Batatina kërkon mbështetje në këtë situatë të vështirë: Kemi shpenzime rreth një milion euro

Sport March 29, 2020 - 22:53

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur që të ndajë pesë milionë euro si pako emergjente për shkak të vështirësive që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Kjo pako pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, derisa ende nuk dihet se si do të shpërndahen këto mjete, raporton Zëri.info.

Në këtë situatë të vështirë, Llapi i familjes Batatina ka ndarë 50 mijë euro për futbollistët.

Tahir Batatina, i cili është trajner si dhe donator, ka thënë se klubeve kosovare i duhet mbështetje.

"Me vëllezërit e kemi ndarë shumën prej 50 mijë eurosh për futbollistët për shkak të kësaj situate të vështirë", ka thënë Batatina në Klan Kosova.

"Duhet të kemi përkrahje maksimale duke e ditur se janë ndalur edhe aktivitetet e bizneseve", tregon më tej ai.

"Kemi shpenzime rreth një milion euro dhe shpresoj se do ta na ndihmojnë pasi është e vështirë. Nëse vazhdon kjo situatë, duhet të bisedojmë me të gjithë kryetarët e klubeve, pasi besoj se askush nuk do të kenë mundësi t'i mbulojnë shpenzimet. Mendoj se në FFK ka mjete për t'i ndihmuar klubet kosovare", shtoi Batatina./Zëri.info