Situata me koronavirus, Arsim Kabashi tregon nëse do të ketë shkurtime të pagave te Ballkani

Situata me koronavirus, Arsim Kabashi tregon nëse do të ketë shkurtime të pagave te Ballkani

Sport March 29, 2020 - 22:47

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur që të ndajë pesë milionë euro si pako emergjente për shkak të vështirësive që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Kjo pako pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, derisa ende nuk dihet se si do të shpërndahen këto mjete, raporton Zëri.info.

Arsim Kabashi, president i Ballkanit, dhe biznesmen i njohur në Kosovë, ka thënë se shpreson se kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, për shkak se do të krijonte probleme të mëdha te klubet kosovare.

"Shpresoj që kjo situatë do të kalojë sa më shpejt. Dhe t'i kthehemi normalitetit. Nuk besoj se do të kemi probleme nëse zgjatë kjo situatë", ka thënë Kabashi në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Por, me rëndësi është t'i kthehemi fushës, shpresoj sa më shpejt", tregon më tej 'Cima'. 

"Kanë kaluar vetëm dy javë që prej izolimit, por i sigurojë të gjithë punonjësit te Ballkani se nuk do të ketë shkurtime të pagave. Por, nëse zgjatë më shumë se 2-3 muaj, atëherë duhet të kemi mbështetje nga qeveria", shtoi ai./Zëri.info