Bjellorusia nuk dorëzohet: Futbolli tërheq vëmendjen dhe kundërshton koronavirusin

Bjellorusia nuk dorëzohet: Futbolli tërheq vëmendjen dhe kundërshton koronavirusin

Sport March 29, 2020 - 20:26

Kampionati i futbollit në Bjellorusi vazhdon sot edhe përkundër pandemisë COVID-19, e cila ka kapluar sportin, por në shtetet tjera, ngjarjet sportive janë pezulluar.

Premierliga e Bjellorusisë ka përfunduar sot raundin e dytë në fundjavë, shkruan Zëri.info.

Derbi lokal i zhvilluar dje mes FC Minsk dhe Dinamo Minsk tërhoqi vëmendjen, ku tre mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin e kryeqytetit.

Bjellorusia ka më pak se 100 raste me koronavirus, dhe nuk ka asnjë të vdekur, në këtë vend ku jetojnë 9.5 milionë banorë.

Shumica e shteteve evropiane janë në karantinë dhe presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashenko nuk shqetësohet.

Madje, ai sygjeroi njerëzit që të pijnë vodka për ta luftuar këtë sëmundje.

Federata e Futbollit të Bjellorusisë ka bërë me dije se ka marrë masa paraprake për zhvillimin e ndeshjeve.

Vazhdimi i kampionatit bjellorus u sigurua nga transmetimet live në dhjetë vende.

Përveç kampionatit të futbollit, ndeshjet e Kupës u luajtën edhe në Nikaragua.

Disa ndeshje miqësore gjithashtu u zhvilluan këtë fundjavë./Zëri.info