Ndeshja Maqedoni e Veriut - Kosovë, Rrahmani është optimist: Po të mos kishim besim, nuk do ta mposhtnim as Maltën

Ndeshja Maqedoni e Veriut - Kosovë, Rrahmani është optimist: Po të mos kishim besim, nuk do ta mposhtnim as Maltën

Sport March 29, 2020 - 19:19

Ndeshja më e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës ishte paraparë të luhej këtë muaj.

Konkretisht, më 26 mars të këtij viti, Kosova duhej të luante me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, shkruan Zëri.info.

Në rast të fitores në këtë ndeshje dhe në finale, Kosova do ta siguronte një vend në 'Euro 2020'.

Por, pandemia COVID-19, ka bërë që kjo ndeshje të zhvendoset për në muajin qershor.

Image

Në lidhje me këtë ndeshje ka folur edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Në një bisedë në T7, Rrahmani ka thënë se ka besim te skuadra e tij për kualifikim në Evropian.

"Planet ishin ndryshe, tani duhej të isha i grumbulluar me Përfaqësuesen. Planet kanë ndryshuar komplet", u shpreh Rrahmani.

"E kemi nisur këtë rrugë së bashku. Po të mos kishim besim, nuk do të fitonim as ndaj Maltës. Kështu që do të shpresojmë për kualifikim. Do të ishte arritje e madhe që të kualifikoheshim në Evropian", shtoi ai./Zëri.info