Rrahmani flet nga karantina në Itali, tregon edhe gjendjen e Samir Ujkanit dhe Marash Kumbullës

Rrahmani flet nga karantina në Itali, tregon edhe gjendjen e Samir Ujkanit dhe Marash Kumbullës

Sport March 29, 2020 - 19:03

Amir Rrahmani është njëri prej shumë futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali.

Italia është njëra ndër shtetet më të rrezikuara nga pandemia COVID-19, i cili ka marrë jetën e shumë njerëzve në këtë vend, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, Rrahmani që luan te Hellas Verona, thotë se është mirë dhe ka apeluar për kujdes.

"Ndihem mirë tani", ka thënë kapiteni i Kosovës në T7, duke treguar se ka biseduar edhe me Samir Ujkanin dhe Marash Kumbullën, të cilët luajnë në Itali.

"Kam folur edhe me Kumbullën dhe Ujkanin dhe të dy jam mirë. Jam i lumtur për ta. Planet ishin ndryshe, tani duhej të isha i grumbulluar me Përfaqësuesen. Planet kanë ndryshuar komplet", ka shtuar Rrahmani./Zëri.info