Publikohet një video e Leo Messit si tetë-vjeçar, shihet duke i 'shkatërruar' kundërshtarët

Publikohet një video e Leo Messit si tetë-vjeçar, shihet duke i 'shkatërruar' kundërshtarët

Sport March 29, 2020 - 18:18

Sot, Lionel Messi konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit.

Messi i cili e nisi karrierën në Argjentinë, arriti të kalojë si i ri te Barcelona, shkruan Zëri.info.

Fillimisht në akademinë 'La Masia', e më pas edhe në skuadrën e parë.

Padyshim, gjithë sukseset e Barcelonës në dekadën e fundit janë shumica meritë e Messit, i cili është i pakrahasueshëm.

Së fundmi, po qarkullon një video e Messit duke luajtur si tetë-vjeçar.

Kjo video është bërë në vitin 1994, ku Messi shihet duke i 'shkatërruar' kundërshtarët.

Ndryshe, sot Messi është gjashtë-herë fitues i 'Topit të Artë'./Zëri.info