Në këtë periudhë izolimi, Vedat Muriqi e ka një apel për të gjithë ju

Në këtë periudhë izolimi, Vedat Muriqi e ka një apel për të gjithë ju

Sport March 29, 2020 - 17:55

Vedat Muriqi ishte duke kaluar një edicion fantastik te Fenerbahçe së fundmi.

Futbollisti i Kosovës u transferua te gjiganti turk në verën e vitit të kaluar, shkruan Zëri.info.

Por, për shkak të koronavirusit, edicioni aktual në Turqi, ashtu si edhe në shtetet tjera evropiane, është pezulluar, shkruan Zëri.info.

Në lidhje me këtë, Muriqi ka dhënë një mesazh në mediumin turk 'Fanatik'.

"E gjithë bota po kalon momente të vështirë. Ju lutem, respektoni rregullat dhe këshillat që na janë dhënë. Qëndroni në shtëpi me të dashurit tuaj”, deklaroi sulmuesi prizrenas.

Ndryshe, Muriqi është njëri prej golashënuesve më të mirë në Superligën turke këtë edicion.

Në verën e vitit të ardhshëm, Muriqi pritet të largohet nga Turqia, teksa kërkohet me të madhe nga Tottenhami./Zëri.info