Portieri prishtinas publikon pritjen spektakolare ndaj Cristiano Ronaldos

Portieri prishtinas publikon pritjen spektakolare ndaj Cristiano Ronaldos

Sport March 29, 2020 - 17:25

Për shkak të pandemisë COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus, sportistët në mbarë botën janë izoluar.

Në këtë periudhë izolimi, sportistët po gjejnë sfida të ndryshme që ta kalojnë kohën, shkruan Zëri.info.

Kjo periudhë ka bërë që portieri prishtinas, Etrit Berisha t'i kujtojë momentet më të mira këtë edicion.

Portieri i Kombëtares shqiptare e ka kujtuar ndeshjen mes SPAL-it dhe Juventusit, ku ai kishte bërë një pritje fenomenale ndaj Cristiano Ronaldos.

Ai e ka publikuar këtë moment në profilin e tij në "Instagram", derisa shkruan:

"Mungon tashmë"./Zëri.info

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Missing already ë . ë

A post shared by EtritBerishaofficial (@etritberishaofficial) on