Skuadra e Ligës Premiere izolon 8 lojtarë në karantinë

Skuadra e Ligës Premiere izolon 8 lojtarë në karantinë

Sport March 28, 2020 - 16:08
Lajmet e fundit nga sporti

Zëvendës presidentja e klubit anglez West Ham, Carren Bredi njoftoi këtë të shtunë se 8 futbollistë të ekipit do të rrinë në izolim deri datë 13 prill, duke qenë se shfaqën simptoma të COVID-19.

Në këtë mënyrë lojtarët nuk mund të jenë gati për t’u rikthyer në stërvitje në datë 13 prill, deklaron Bredi, e cila jep dhe lajmin e mirë që lojtarët së bashku me familjarët e tyre janë mirë me shëndet pavarësisht simptomave.

Image

“Lojtarët për momentin nuk po stërviten dhe janë në shtëpi për t’ju nënshtruar rregullave të distancimit social deri në datë 13 prill kur dhe pritej të riniste stërvitja.

Fatmirësisht lojtarët që shfaqën simptoma dhe familjarët e tyre janë mirë,” deklaroi zëvendës presidentja.