Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, thirrje klubeve: Është koha të kërkojmë ndihmë nga kryeministri

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, thirrje klubeve: Është koha të kërkojmë ndihmë nga kryeministri

Sport March 28, 2020 - 15:30

Gjatë ditës së sotme klubet elitare në Shqipëri i janë drejtuar kryeministri Edi Rama nga i cili kërkojnë përkrahje për ta kaluar sa më lehtë pandeminë koronavirus, i cili ka bllokuar klubet dhe tashmë po kalojnë nëpër një krizë të madhe financiare, shkruan Zëri.info.

Kjo iniciativë e klubeve në Shqipëri i ka pëlqyer presidentit të FC Ballkanit, Arsim Kabashi që gjithashtu ka kërkuar nga klubet e Superligës së Kosovës të mblidhen dhe të kërkojnë ndihmë nga kryeministri dhe Ministria e Sportit për ta tejkaluar këtë krizë.

“Superiorja shqiptare tubohet për t’iu drejtuar Kryeministrit për përkrahje pas Epidemisë Globale. A do të ishte e arsyeshme edhe ne klubet e Superligës të tubohemi të kërkojmë ndihmë nga z.Kryeministër dhe Ministria e Sportit për mbështetjen dhe tejkalimin e kësaj gjendje aktuale?”, ka shkruar Kabashi në “Facebook”. 

Image

Dje MKRS ka njoftuar se do të themelojë grupin e punës për ndërtimin Planit Emergjent për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili përfshin masat e nevojshme për të ndihmuar dhe mbështetur sektorët që i mbulon MKRS-ja, për ballafaqim me vështirësitë e krijuara nga efekti i pandemisë globale COVID-19.

Aty u tha se do të ndahet një shumë prej 5 milionë eurove, por nuk dihet saktë sa do t’i takojë sektorit të sportit. /Zëri.info