Dy “bomberët” e Kosovës, Vedat Muriqi e Atdhe Nuhiu i drejtohen popullit me një mesazh

Dy “bomberët” e Kosovës, Vedat Muriqi e Atdhe Nuhiu i drejtohen popullit me një mesazh

Sport March 27, 2020 - 18:42
Lajmet e fundit nga sporti

Dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Atdhe Nuhiu i janë drejtuar sot popullit të Kosovës duke iu dhënë kurajo për të qëndruar të fortë në këto momente krize që po kalon jo vetëm vendi ynë por e gjithë bota, shkruan Zëri.info.

Muriqi e Nuhiu kanë kërkuar të respektohen masat e dhëna nga institucionet në mënyrë që kjo pandemi të parandalohet dhe kështu ta mundin atë.

 
Mesazhi i Vedat Muriqit

Sulmuesi i Kombëtares, Vedat Muriqi ka një mesazh për të gjithë ju kudo që ndodheni: Të qëndrojmë në shtëpi për ta tejkaluar sa më shpejt situatën me coronavirusin Covid-19. Shëndeti mbi të gjitha! #rrininështëpi #papanik #mekujdes ë

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova on Friday, March 27, 2020

“Dua të falënderoj doktorët dhe profesorët tanë që po na ndihmojnë ta kalojmë me sukses këtë situatë, por edhe policinë e Kosovës të cilët po e lënë anash familjen e vetë për ta ndihmuar neve, andaj t’i dëgjojmë rekomandimet e tyre dhe tua bëjmë më të lehtë punën atyre”, ka thënë Muriqi.

 
Mesazhi i Atdhe Nuhiut

Mesazhi i sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu për qytetarët e Kosovës #rrininështëpi #papanik #mekujdes ë

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova on Friday, March 27, 2020

“Rrini në shtëpi ju lutem populli im. Dua poashtu t’i falënderoj mjekët, policët dhe gjithë të tjerët që po japin maksimumin në këtë kohë të vështirë për t’i shërbyer popullit. Së bashku do ta kalojmë këtë situatë”, ka thënë Atdhe Nuhiu. /Zëri.info.