LAJMI I FUNDIT: Ndërroi jetë ish kryetari i klubit kosovar

LAJMI I FUNDIT: Ndërroi jetë ish kryetari i klubit kosovar

Sport March 27, 2020 - 18:38
Lajmet e fundit nga sporti

Ish kryetari i Klubit Futbollistik Vitia, Afrim Rexhepi ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Vitisë në rrjetet sociale.

Më poshtë telegram ngushëllimi i Vitisë:

Afrim Rexhepi, si ish-kryetar i KF “Vitia” dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm për klubin dhe për zhvillimin e futbollit në këtë komunë, derisa gjithmonë ishte i përkushtuar ndaj futbollit.

Afrimi ishte shembull i një profesionisti të vërtetë, njeri i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,

Florent Emini, president i Fc.Vitia.

Image