Vdes ish-basketbollisti i Vëllaznimit

Vdes ish-basketbollisti i Vëllaznimit

Sport March 26, 2020 - 23:17
Lajmet e fundit nga sporti

Gjatë ditës së sotshme ka ndërruar jetë basketbollisti i njohur nga Bosnja e Hercegovina, Jakub Genjac.

Ai kishte luajtur për skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës. 53 vjeçari gjatë kohës sa luante në Kosovë ishte ndër më të dalluarit.

Kur Genjac luante tek Vëllaznimi për bashkëlojtarë kishte basketbollistët e dalluar si Haxhija, Ronnie Ross e shumë të tjerë.

Në vitet e fundit ai punonte si trajner në Bosnjë e Hercegovinë.