Rrahmani flet si napolitan, tregon rreziqet nga koronavirusi si dhe për anulimin e ndeshjes Maqedoni - Kosovë

Rrahmani flet si napolitan, tregon rreziqet nga koronavirusi si dhe për anulimin e ndeshjes Maqedoni - Kosovë

Sport March 26, 2020 - 11:08

Amir Rrahmani ishte njëra ndër 'goditjet' e afatit kalimtar të janarit të këtij viti, duke u transferuar te Napoli.

Mbrojtësi prishtinas do t'i bashkohet edhe zyrtarisht Napolit në verë nga Hellas Verona deri në vitin 2025, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, tani për Rrahmanin duket se nuk ka siguri.

"Kontrata ime fillon në korrik dhe unë do të jem në dispozicion të Napolit", ka thënë fillimisht Rrahmani.

"Por, tani për tani, nuk e dimë se si do të përfundojë kjo pandemi", shtoi ai.

"Ne ishim në fushë disa javë më parë, kur disa futbollistë u infektuan. Por, tani nuk kemi asnjë lajm tjetër", vazhdoi Rrahmani.

"Sa i përket Përfaqësueses së Kosovës, ne e duam Evropianin, por ishte më mirë ndeshja që u shtye se sa të luhej pa tifozë", përfundoi mbrojtësi i Kosovës./Zëri.info